Subscribe

Pyetje: Çfare qëllimi ka turi me qytetaret, për çfare doni te organizoni ju strukturat e PD?

Basha: Kontakti me anëtaret, mbështetësit e PD dhe qytetaret është një e përhershme, jo e veçanta e aktivitetit tim si kryetar i PD. Por nisja e këtij turi përkon me një ngjarje dramatike qe është shkelja flagrante e Kushtetutës, javën e kaluar, si kulmim i një sere veprimesh nga ana e mazhorances ndaj Edi Rames, për te hedhur një vello mbrojtëse, dosjeve te krimit dhe korrupsionit te hapura tashme nga Drejtësia Shqiptare por edhe nga Drejtësia Ndërkombëtare për krimin e organizuar dhe figurat kryesore politike ten lidhur me krimin e organizuar. Ne këtë kuadër , jo vetëm me PD dhe mbështetësit e opozitës, por me te gjithë qytetaret, ne do te jemi ne një tur bashkëbisedimi për te vendosur se bashku kursin dhe intensitetin e aksionit opozitar dhe qytetar sepse mbrojtja e Kushtetues, shkelja e Kushtetutës, çështjet e demokracisë, çështjet e drejtësisë dhe çështjet e ekonomisë nuk janë çështje vetëm te një partie politike, apo te disa partive politike por janë çështje te gjithë qytetareve. Dhe ky tur ka për qellim te vetëdijesojë sa me shume shoqërinë dhe qytetaret, te ktheje besimin tek vetvetja, te njerëzve, si një parakusht për te kthyer shpresën, se e mira mund dhe do te triumfoje, ku njerëzit e përkushtuar për te mirën janë te gjithë te bashkuar me një qellim.

Pyetje: Kryeprokuroria e re është zgjedhur, ka filluar punën, për çfare do te protestoni ju këtë here dhe do te kemi një proteste apo disa protesta?

Basha: Nuk ka lidhje kjo me personin e kryeprokurorit, fakti është se kryeprokurori sot është Edi Rama, është hera e pare ne historine e Shqiperise qe nje kryeprokuror zgjidhet me votat e një partie politike, siç e thotë një kolegu juaj dhe një miku im, betimi duhet te ishte bere ne selinë e PS jo ne Parlament. Është hera e pare qe zgjidhet një kryeprokuror me shkelje te Kushtetutës dhe pa Veting, ku për një vit e gjysme shqiptareve i është premtuar se drejtësia e re do te ketë prokurore dhe gjyqtare qe do te kenë kaluar Vetingun. Pra nuk ka asnjë dyshim ne mendjen e askujt se cili është qëllimi i vërtete i shkeljes se Kushtetutës javën e kaluar. Është mbyllja e dosjeve te krimit, është ngadalësimi dhe komprometimi i hetimeve për Saimir Tahirin dhe për persona te tjerë te kapur ne flagrance nga antimafia Italiane, nga shërbimet e huaja por edhe nga drejtësia shqiptare ne bashkëpunim me krimin. Kur them persona kam  parasysh politikane te nivelit te larte, te qeverise te bashkive kryesore te vendit, te cilët ne bashkëpunim me bandat me famëkeqe, Habilajt, Balilajt, janë përgjegjës për kthimin e Shqipërisë ne vetëm katër vite, ne eksportuesin dhe prodhuesin me te madh te drogës ne Europe, ne një vend ku ekonomia është ne krize dhe prodhimi me i madh i vendit është droga.

Pyetje: Ju përmendët institucione te reja qe ngrihen ne kuadër te reformës ne drejtësi , ne raport me parlamentin ju keni listuar tre skenarë, PD mund te ketë një marrëdhënie te kushtëzuar, PD mund ta bojkotoje parlamentin, mund te djege mandatet, por ne fillimin e sesionit te ri ne presim te ngrihet KLP dhe KLGJ, unë dua te di, PD do te jete pjese e ngritjes se këtyre? Do te kemi një proteste, apo ne vizionin tuaj duhet te kemi një sere protestash?

Basha: Protestat janë një instrument i cili duhet te bashkërendohet, me pjesën tjetër te aksionit opozitar dhe padyshim qe organizimi i protestave do te jete ne funksion te një vizioni dhe një strategjie opozitar. Se pari për te treguar mospajtimin me te keqen, te shumicës dërrmuese te shqiptareve, pavarësisht bindjeve politike. Kjo natyrisht e ndërthurur me aksionin opozitar për te ndërtuar një alternative te besueshme, shpresedhenese opozitare e cila te marre përsipër rindezjen e shpresës dhe rikthimin e besimit për te larguar te keqen me te gjitha format dhe mënyrat demokratike brenda dhe jashtë institucioneve.

Pyetja: Ju përmendni çështjen e kryeprokurorit te përkohshëm. A mund te me sqaroni pse u pozicionua PD kundër Shteteve te bashkuara dhe BE për këtë çështje?

Basha: Nuk mund ta pranoj këtë premise sepse ShBA janë themeluar dhe funksionojnë ne baze te respektit absolut për Kushtetutën. Betimi i çdo zyrtari amerikan duke nisur nga presidenti, ushtaraket gjyqtaret te zgjedhurit, është per respektimin e Kushtetutës. Kështu qe është absurde te pretendosh para shqiptareve qe ShBA dhe vendet e BE mbështesin shkeljen e Kushtetutës aq me shume kur këta faktorë janë investuar për reformën ne drejtësi, e cila është e gjitha e mishëruar ne Kushtetute. Ky është një justifikim i dobët dhe trashanik i kujtdo qe ka dore ne aktin thellesisht antikushtetues te 18 dhjetorit. PD është rreshtuar pro vendeve perëndimore, është reshtuar me te gjithë forcën dhe bindjen pro parimeve amerikane dhe Europiane. Është Edi Rama dhe qeveria e tij e cila ka kaluar nje pike kritike te helmatisjes dhe përzierjes se autokracisë, me injorancën, korrupsionin dhe krimin. Kjo qeveri ka shkelur Kushtetutën per nje synim te vetëm, per te mbrojtur pasurinë e akumuluar ne mënyrë te paligjshme dhe kriminale.

Pyetja: Gjate 4 viteve te fundit ju keni shkuar disa here ne dyert e Prokurorisë kur ajo drejtohej nga Adriatik Llalla. Asgjë nuk ka ndodhur. A i bashkoheni ju mendimit te ambasadorit Donald Lu se ai ishte nje prokuror qe refuzonte te ndiqte penalisht politikanet.

Basha: Ne rastin kur hetimet antimafia zbuluan se ministri me i suksesshëm i Edi Rames, krahu i tij i djathte, njeriu i tij me i besuar, Saimir Tahiri ishte i implikuar drejtpërdrejte ne trafikun e drogës dhe te armeve ne lidhje me bandën e Habilajve Prokuroria shqiptare veproi. Nuk veproi me dhjetëra here qe ne i kërkuam publikisht dhe padyshim ka qene ne një presion te tmerrshëm politik, për te mos vepruar.

Pyetja: A ka pasur të drejtë ambasadori amerikan?

Nuk shtrohet çështja kështu. Mendoj që do të ishim të padrejtë dhe hipokritë me shqiptarët pot a shtronim çështjen kështu. Unë nuk komentoj ambasadorët, por ambasadorëve dhe çdokujt tjetër I kam thënë që Shqipëria nuk është një republikë gjyqësore apo prokuroriale, është një republikë parlamentare. Dhe kur parlamenti mbushet me kriminelë, kur Kryeministri drekon dhe darkon me kriminelë, kur trafikantët më të mëdhenj të drogës dhe krimit në vend janë miqtë dhe aleatët politikë të partisë në pushtet, që një, dy, tre apo katër prokurorë të jenë zgjidhja, sepse kjo do të thotë që themelet e republikës janë të korruptuara. Është korrupsioni politik që pjell dhe mban në këmbë korrupsionin në çdo degë tjetër të pushtetit duke përfshirë korrupsionin në gjyqësor, korrupsionin në media apo korrupsionin ekonomik, nuk është e kundërta. Në Shqipëri një politikë e korruptuar, një politikë e lidhur e krimin është arsyeja pse gjyqësori dhe prokuroria janë në presion të vazhdueshëm për të mos hetuar por për të mbrojtur politikisht Tahirët, Dakot, Balilajt dhe Habilajt. Prandaj Reforma në Drejtësi ka pasur dhe ka synim kryesor pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë nëpërmjet Vetingut dhe emërimin e institucioneve të reja të drejtësisë larg duarve të politikës. 18 dhjetori I hodhi poshtë të dy këto parime, të shpallura para të gjithë shqiptarëve, Sot kemi një kryeprokuror pa Veting, të zgjedhur nga një forcë e vetme politike dhe kjo është një thikë në shpinën e reformës në drejtësi.

Pyetja: Ju përmendët institucionet e reja që do të ngrihen në kuadër të reformës në drejtësi. Në raport me parlamentin ju keni listuar 3 skenarë; e para marrëdhënia e kushtëzuar, bojkoti ose djegia e mandateve, por me fillimin e sesionit të ri ne presim të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Larë Gjyqësor, a do të jetë në parlament PD për të qenë pjesë e këtij procesi?

Basha: PD ka një investim të vetin në reformën në drejtësi. Opozita shqiptare dhe PD në veçanti shpresën për ndryshimin e Shqipërisë nga gjendja e rëndë ku ndodhemi; kriza ekonomike, politike, morale; nga kjo pikë vdekje ku kemi arritur për shkak të këtij kokteji helmatisës të autokracisë, korrupsionit, injorancës dhe krimit e shikon në dy aspekte. Tek demokracia, zgjedhjet e lira e të ndershme të cilat nuk u realizuan në 25 qershor, pavarësisht sakrificës, betejës dhe qëndresës tonë, por sot kemi një Shqipëri dhe një komunitet ndërkombëtar të ndërgjegjësuar se në Shqipëri korrupsioni dhe krimi kanë arritur të blejnë dhe të tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve, pra është hedhur një hap I rëndësishëm për vazhdimin dhe fitoren e kësaj beteje dhe shpresa tjetër është një drejtësi e cila nuk mbron por heton dhe çon përpara përgjegjësisë penale dhe përgjegjësisë ligjore të korruptuarit, politikanët e lidhur me krimin dhe krimin e organizuar. Prandaj është e domosdoshme që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu si është miratuar me votat e opozitës më 22 korrik. Investimi i Edi Ramës është që kjo mos të ndodhë, investimi i Edi Ramës është të mos kemi SPAK, të mos kemi BKH, port ë kemi institucione të kapura nga Mazhoranca. Këtë natyrisht ne nuk mund ta pranojmë. Hapi i parë duhet të jetë kthimit tek kushtetutshmëria. Të pretendojmë se gjërat do të jenë normal kur Kushtetuta është nëpërkëmbur pikërisht për të kapur institucionin e kryeprokurorit me qëllim që të mbyllen dosjet e krimit, kjo do të ishte verbëri, jo thjesht verbëri politike por do të ishte papërgjegjshmëri e opozitës karshi fateve të qytetarëve. Prandaj prioriteti ynë I parë është rikthimi tek kushtetutshmëria dhe përmes rikthimit të kushtetutshmërisë patjetër që PD do të japë kontributin e saj për ngritjen një orë e më parë të institucioneve të drejtësisë, të KLP, KLGJ dhe nisjes pa vonesë të procesit të Vetingut dhe të ngritjes së SPAK-ut dhe BKH. Këto për momentin janë marrë peng nga një Mazhorancë e cila ka një qëllim dhe një kryeministër që ka një qëllim; të mbrojë Tahirin, të mbrojë Dakon, të mbrojë Habilajt, të mbrojë Balilajt për të mbrojtur veten e tij.

Pyetje: Kush është rikthimi tek kushtetutshmëria?

Basha: Rikthimi tek kushtetutshmëria do te thotë qe gjithçka qe ka ndodhur ne kundërshtim me Kushtetutën dhe qe është me doktrinën kushtetuese dhe ligjore e pavlefshme, te deklarohet e pavlefshme dhe Mazhoranca te pranoje pergjegjesite e saj per shkeljen e Kushtetutës, t’i japi vendit një prokuror me Veting, sipas formulës kushtetuese, duke ngritur nje KLP sipas Kushtetutës dhe sipas orekseve apo anktheve te Edi Rames apo kujtdo tjetër.

Pyetje: Nëse nuk anullohet zgjedhja e prokurorit te përkohshëm, ju nuk shkoni te ngrini KLP dhe KLGJ?

Basha: Jo nuk e thashë këtë. Synimi ynë kryesor është qe reforma ne drejtësi te zbatohet sipas Kushtetutës. Dy muaj, tre muaj me pare askujt nuk i shkonte ne mendje se Shqipëria do te kishte ne 18 vjetor nje kryeprokuror pa Veting me votat e 69 deputeteve.

Pyetje: Vetingu u bllokua 9 muaj nga PD ne nuk e harrojmë këtë fakt!

Basha: Është gënjeshtër  e pastër. Edi Rama theu paktin e 22 korrikut dhe kaloi nje ligj per Vetingun me qellim qe Vetingu te kontrollohej nga ai. Dhe ishte kjo arsyeja pse PD iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ndërkohë qe PD protestonte ne çadër, ndodhi ajo qe PD kishte paralajmëruar. Për 27 pozicione kishe 21 aplikime, pra është fare e lehte te thuash qe ne këtë vend fajin e ka opozita për gjithçka qe ndodh. Por e vërteta është fare ndryshe, faji nuk është i opozitës, opozita ka bere detyrën e saj, ka refuzuar – behet pjese e te keqes, ka paralajmëruar, ka denoncuar. Ka paralajmëruar se nje reforme ne drejtësi e cila nuk merr parasysh vullnetin e Edi Rames për ta kapur dhe nënshtruar drejtësinë ka rrezik te dështojë dhe kjo është arsyeja pse Vetingu u vonua, sepse ne skenën per te cilën Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj dolën garant para komisionit te Venecias, nuk funksionoi pikërisht ajo qe thamë ne qe nuk do te funksiononte. 21 kandidate per 27 pozicione, kjo nuk është përgjegjësi e PD. Megjithatë cfare është e rëndësishme  sot është kjo, ne mbështesim plotësisht reformën dhe pa rezerva, zbatimin e reformës ne drejtësi siç e kemi votuar ne kushtetute. Dhe gjithçka qe është bere jashtë Kushtetutës ka një qellim, ka vonoje ta shtrembëroje dhe ta diskretitoje reformën ne drejtësi. Kjo behet nga njerëz te cilët kane frike, nga gjyqtare dhe prokurore te pavarur. Kjo behet nga njerëz te cilët tremben nga dosjet e krimit dhe te korrupsionit, tremben nga aferat e renda kriminale ku janë te përfshirë. Kjo nuk është me tani retorike opozitare. A ka shqiptare qe nuk e di, qe ne jemi i vetmi vend ne bote ku ministri i brendshëm per 4 vite ka qene bashkëpunëtori numër një i krimit?! A ka njeri ta besoje se kjo ka ndodhur pa dijeni dhe pa bekimin e Edi Rames?! Te gjitha këto kane ndodhur per nje qellim, Edi Rama ka bashkëpunuar me krimin per hir te pushtetit te tij, e ka kthyer Shqipërinë ne nje zone te lire te krimit per te mbajtur pushtetin e tij dhe po vazhdon për hir te pushtetit te tij te dëmtojë interesat palesore te shqiptareve siç është zbatimi i reformës ne drejtësi. Ka vetëm një arsye sepse ndodhi ajo qe ndodhi ne 18 vjetor dhe kjo është frika e Edi Rames nga lidhjet, përpjekja e tij për te fshehur lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe politikanet e lidhur me krimin e organizuar qe kane qene dhe jane ne krahun e tij.

Pyetja: Nëse asgjë nuk ndryshon ju do te jeni ne parlament ne janar për te votuar për 5 anëtaret e KLP dhe 5 anëtaret e KLGj?

Basha: Unë nuk e di qe ne janar do te ketë 5 anëtarë te KLP dhe 5 anëtarë te KLGJ per te votuar ne parlament. Natyrisht ne qofte se ne vijmë ne një moment te tille, do te marrim te gjitha vendimet tona ne mbështetje te reformës ne drejtësi, zbatimit te reformës ne drejtësi, ne mbështetje te interesit publik sepse PD ka treguar me vepra, jo me fjale se ka kurajo per te sakrifikuar interesat e veta pragmatike politike per interesin publik.

Pyetja: Ju e keni negociuar vete formulën e KLP dhe KLGJ ne 21 korrik dhe ju e keni te qarte qe nëse opozita nuk shkon, Mazhoranca do e zgjedhe me short. A është kjo rruga atëherë?

Basha: Jo absolutisht nuk është kjo rruga dhe opozita ka marre e do te marre pergjegjesite e saj. Ajo qe opozita nuk mund te beje është qe te kthehet ne nje fasade per shkeljen e Kushtetutës. Nëse procesi i KLP dhe KLGj do te behet sipas reformës ne drejtësi qe ne kemi votuar, absolutisht qe kjo do te ketë mbështetjen e opozitës dhe te PD. Nëse kemi nje tjetër përpjekje per te shtrembëruar apo per te kapur institucionet e reja te drejtësisë, kjo do te marre përgjigjen e merituar opozitare, njësoj siç e mori me 18 shkurt, me 18 dhjetor, përpjekja per te emëruar kryeprokuror Edi Ramen.

Pyetje: Do të thotë që ju do të jeni për të votuar KLP dhe KLGJ?

Basha: Do të thotë që ne do të zbatojmë, votat tona do të jenë gjithmonë për zbatimin e reformës në drejtësi si e kemi votuar.

Pa kushte?

Basha: Natyrisht pa kushte në qoftë se është sipas Kushtetutës, por ajo që Mazhoranca ka bërë në 18 dhjetor paralajmëron një aksion të përshkallëzuar të Edi Ramës për të sabotuar dhe shkatërruar reformën në drejtësi . Uroj që mos të jetë kështu, por nëse është kështu opozita do ti përgjigjet si gardiane e Kushtetutës dhe interes publik.

Pyetje: Kthehemi tek seanca e 18 dhjetorit.  Pati disa momente tensioni, kujtoj aleaten tuaj, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi e cila qëlloi me çizme Kryeministrin. Si u ndjetë ju ndaj këtij gjesti, a është kjo opozita që ju kërkoni të ndërtoni?

Basha: Çdo parti merr përgjegjësi për aksionin e saj. Një gjë mund t’ju them që nuk është as tymi dhe as çizmja lajmi i 18 dhjetorit. 18 dhjetori është dita e zezë kur Edi Rama dhe shumica e tij e dalë nga votat e blera me paratë e drogës ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën, për të kapur kryeprokurorin, për të mbyllur dosjet e Sajmir Tahirit; ky është lajmi, kjo është e zeza e asaj të hëne. As çizmet, as takat, as tymi, por fakti që ne kemi sot kryeprokuror një njeri, krahu i djathtë I të cilit është nën hetim nga anti-mafia italiane për trafik ndërkombëtar të drogës. Kur ne e denoncuam shumë shqiptarë nuk e besonin dhe nuk u vë faj se vetëm në filmat me më shumë fantazi të Hollivudit ministri i brendshëm është dhe kreu i mafias, diku në Amerikën Latine. Ja që fjala jonë doli. Doli si kanë dalë të gjitha denoncimet tona deri më sot. Partia Demokratike ka thënë të vërtetën, ka qëndruar për të vërtetën, është përballur për të vërtetën, ka sakrifikuar për të vërtetën dhe është falë kësaj që sot Shqipëria ka një parlament më pak të inkriminuar se 4 vite më parë, është falë kësaj që kemi një vetëdijesim të shqiptarëve, por edhe të ndërkombëtarëve për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga narkoshteti dhe nga bashkëpunimi i kriminelëve me politikën. Pra jemi në fillimet e një beteje e cila duhet të përmbyllet me fitoren totale të qytetarëve, të vlerave perëndimore, të demokracisë, të shtetit ligjor. Rreshtimi këtu është i qartë, ne jemi pro Kushtetutës, pro reformës në drejtësi, pro zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ne mbështesim pa rezerva hetimin, procedimin penal, arrestimin, vënien para drejtësisë të grupeve kriminale dhe të politikanëve të lidhur me ta. Nga ana tjetër kemi një mazhorancë e cila votoi zemërthyer në 21 korrik 2016, dhe prej 21 korrikut 2016 po bën gjithçka për të sabotuar reformën në drejtësi. Çdo investim në propagandë e mashtrime nuk mund ta zbejë këtë rreshtim. Partia Demokratike është në krah të vlerave perëndimore; të demokracisë, të lirisë, të Kushtetutës dhe përballë kemi një kundërshtar politik të inkriminuar, të lidhur me krimin, të bërë 1 me bandat e narkotrafikut; që po bën gjithçka për t’i ikur përgjegjësisë politike dhe përgjegjësisë ligjore para drejtësisë së reformuar.

Pyetje: Beteja më e afërt me kundërshtarin tuaj politik, Edi Ramën janë zgjedhjet lokale, ju kërkoni një koalicion me LSI apo ju do të përqendroheni për koalicion vetëm tek e djathta?

Basha: Beteja kryesore e shqiptarëve sot për të kthyer shpresën është beteja për të rikthyer besimin tek vetvetja dhe që të kthejmë besimin tek shqiptarët dhe Shqipëria duhet të kthejmë besimin tek zgjedhjet e lira e të ndershme dhe tek një drejtësi e reformuar, e pakapur politikisht dhe e aftë të ndëshkojë dhe jot ë mbrojë krimin e korrupsionin. Që të ndodhin këto të dyja duhet së pari të kemi një qeveri të përkushtuar për këto dy reforma. Një qeveri anti-mafia, një qeveri të përkushtuar për reformën zgjedhore. Prandaj prioriteti ynë dhe beteja kryesore politike për shqiptarët është rikthimi tek parimet perëndimore të demokracisë, të lirisë, të dinjitetit individual, të ekonomisë së lirë të tregut me konkurrencë dhe jo me monopole; ku paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk shpërdorohen për tendera dhe koncesione korruptivë, por shkojnë për shërbime themelore, për shëndetësinë, për arsimin, për më të pamundurit që po e mbyllin këtë vit në gjendjen më katastrofike, për të hapur vende pune në një vend nga i cili krahu i punës po ikën me shpejtësi të madhe, po emigrojnë të rinj. Këto janë sfidat e përditshme të shqiptarëve dhe në qoftë se ne fitojmë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme, në qoftë se reforma në drejtësi zbatohet ashtu siç është miratuar të jeni të sigurte që zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk do të jenë një sfidë por do të jenë një festë e demokracisë.

Pyetje: Një festë me LSI apo pa LSI?

Basha: PD ka koalicionin e vet politik, natyrisht ka një front të bashkuar opozitar kundër së keqes. Dhe ky front është I pamjaftueshëm në vetvete. Thirrja ime ndaj çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje në veçanti ndaj të rinjve është që të bëhemi bashkë në një aleancë vlerash, vlerash perëndimore; për të cilat Partia Demokratike ka lindur dhe që përbëjnë AND e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *