Subscribe

Rekomandimi 88 i Komisionit te Venecias vazhdon te mbaje peng konsensusin per reformën ne drejtësi. Por lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar asamblenë e aleateve te tij, republikaneve per te përsëritur se demokratet nuk pranojnë te negociojnë asgjë përtej Venecias; duke iu kundërpërgjigjur kështu edhe dy ambasadoreve Donald Lu e Romana Vlahutin qe jane mbështetësit e forte te draftit, qe tashme ndodhet i depozituar ne kuvend. Por kur ende nuk ka nje sinjal per kompromis duket se opozita po përgatitet per skenarët ekstreme dhe Basha ka paralajmëruar se reforma ne drejtësi do te dominoje fushatën e ardhshme elektorale. Por reforma ne drejtësi nuk është i vetmi shqetësim i Lulzim Bashes, pasi  opozita këmbëngul edhe per reformën zgjedhore e nëse ajo nuk behet sipas PD, vendi ka nevoje per qeverinë teknike. Te enjten e ardhshme do te mblidhet konferenca e kryetareve per te miratuar kalendarin e punimeve te parlamentit, deri ne fund te muajit korrik kur deputetet marrin pushimet; ne ketë kalendar është parashikuar qe drafti kushtetues per reformën ne drejtësi te miratohet ne 21 korrik, por ende është e paqarte se çfarë do te ndodhe e nëse ne fund te sesionit shqiptaret do te kenë një drejtësi te reformuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *