E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Politikë

“Basha i turpshëm, dje Berishën e kishte idhull, sot e quan komunist”

Edvin Kulluri ka sulmuar ashpër kreun e demokratëve, Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se nuk ka aftësi për të fituar “as edhe një katund”, e jo më bashki.

 

Nga studioja e “Quo Vadis”, ai solli në vëmendje vlerësimet që Basha kishte dikur për Berishën, të cilat u transformuan në akuza të forta pas 9 shtatorit.

 

“Deri në vitin 2021, fajin e kishim ne, kritikët, sikur ishim të shitur te Edi Rama. Tani thotë fajin e ka Sali Berisha, dje i thoshte babai im shpirtëror , sot na u kthye në komunist. Lulzim Basha zbuloi pas 17 vitesh që Berisha ka qenë anëtar i Partisë së Punës. Ne këtë e kemi ditur. E ka thënë vetë. Janë hipokrizi të mëdha. Kjo mungesë koherence morale, na ka sjellë këtu. Basha nuk fiton dot as edhe një katund.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë