E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha i shkon Metës në Presidencë

Kryetari  i Partisë demokratike Lulzim Basha ka takuar  këtë të mërkurë presidentin Ilir Meta.

 

Takimi ka zgjatur më shume se një orë.

 

Reklamë

Nuk dihen detaje nga takimi mes tyre por të dy liderët takohen në kohën kur ekspertët e komisionit të Venecias kanë zhvilluar takime në Tiranë.

 

Gjithashtu  kreu i shtetit u përball të hënën me komisionin hetimor parlamentar  të ngritur për kushtetushmërinë e dekreteve që anuloi 30 qershorin dhe më tej shpalli 13 tetorin për zgjedhjet vendore 2019.

 

Sipas Metës, ai i anuloi zgjedhjet pasi në protestën antiqeveritare të opozitës më qershor, kishte marrë informacione sekrete se kishte skenar për djegien e Parlamentit, një pretendim i rrëzuar deri më tani nga Partia Demokratike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë