Pas 5 muajsh tymi, zhurmash dhe bilbilash, parlamenti i është rikthyer normalitetit, ku mazhoranca dhe opozita kanë folur me radhë nga foltorja e Kuvendit.

Por nuk mund të thuhet e njejta gjë për situatën brenda opozitës, ku palët vijojnë të jenë të ndara, grupi i Bashës akuzon palën tjetër brenda llojit dhe mazhorancën për pazare me Reformën Zgjedhore, ndërsa Bardhi i cili i është bashkuar Berishës, akuzon Bashën për bashkëpunim me Ramën për mos ju dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira.

Lexo edhe :

Related Posts

“Lufta e ftohtë” brenda llojit u reflektua edhe sot në sallën e Kuvendit, ku Lulzim Basha edhe pse i ulur mes Tabakut dhe Bardhit, nuk shkëmbeu asnjë vëzhgim me ta, madje dhe kur flisnin për njëri-tjetrin, i drejtoheshin sikur mos ishin prezent në sallë.

Ndërkohë kryedemokrati Basha u pezullua nga seanca e sotme për bllokim të foltores së Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *