Pak minuta pas konferencës se kryeministrit, e ne kohen kur SHBA përshëndeti miratimin e draftit në komision, kreu i opozitës Basha, ka dalë kundër reformës pa formulën e vendeve të rezervuara. Kreu i demokrateve akuzoi kryeministrin Rama se po mbështet te korruptuarit dhe te inkriminuarit qe u ka dhënë poste drejtuese ne qeveri e jo vetëm. Por a do te tërhiqet Partia Demokratike nga mendimi per zbatimin e rekomandimit te Venecias? Kryetari Basha i është rikthyer edhe skandalit te përgjimit. Per këtë çështje, Partia Demokratike do te kërkoje hetimin dhe zbardhjen e plote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *