E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 53 minuta më parë
Politikë

Basha i prerë: Nuk hedhim asnjë hap pas

Kreu demokrat Lulzim Basha ka ripërsëritur qëndrimin se opozita nuk do të bëj asnjë hap pas nga kërkesat e saj.

 

Një ditë pas protestës së 2 qershorit, Basha shprehet në Facebook, se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës politike në vend është largimi I kryeministrit Edi Rama.

 

Reklamë

“Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira. Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Ne nuk hedhim asnjë hap pas! #8Qershor #ShqipëriasiEuropa

Vazhdo të lexosh

Reklamë