Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat pasditen e së premtes.
Basha akuzoi kreun e qeverisë se, duke mbrojtur aferën e sterilizimit, siç u shpreh ai, po tenton që të shantazhojë drejtësinë.
Ndërsa, duke u ndalur te kriza e brendshme e PD-së, të cilën Rama nuk ngurroi ta ironizonte në daljen për media, kryetari i PD-së zyrtare tha se ajo që po ndodh në Parlament është thjesht teatër dhe “fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha.”
“Sot Edi Rama u shfaq sërish për të mbrojtur korrupsionin që nis nga zyra e tij. Atë që ka bërë me Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Elvis Roshin e dhjetra të tjerë, sot e bëri me Ilir Beqajn. Edi Rama sot u mundua të shantazhojë drejtësinë duke marrë në mbrojtje aferën korruptive të sterilizimit, siç ka bërë edhe me inceneratorët. Një përpjekje e dëshpëruar për t’i bërë presion drejtësisë.
Sa i përket Reformës Zgjedhore, është tashmë e ditur se Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri, për të mbajtur fort në këmbë marrëveshjen e 2008-ës, që u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët që duan.
Edi Rama nuk e ka fshehur dhe nuk e fsheh se kë do në krye të opozitës, këtë e dëshmoi edhe sot. Por shqiptarët e kanë të qartë se teatri i Parlamentit është vetëm fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha”, shkruan Basha.






HEU, DY QEVERITË DHE DY PARLAMENTËT E DY GJYSË SHTETE, GËRRYE
GËRRYSË SHKRETË, DUKE U PËRLESHUR OR, DUKE U NDESHUR NË MES
VETIT HË, KUKE TERË NDESHUR STRES VENDIT OR RENDIT; KJO SHKON
DHE ÇONË UJË MORE BUJË, NË MULLI PËR ARMIKUN, TURBULLI QË NA
FIKUN A, NA PIKUN; ËH, A PAK PO U DUKEN QË NA ZHDUKËN, EDHE NA
NDUKËN, ME DHUNË O, PËRDHUNË, QË NA PËRZUNË MBI 80% A, ENDË
KËRKOJNË, TENTOJNË, 100% TERË OU GJERË MBARË SHQIPTARINË HEEJ
MBARË SHQIPTARINË?! ËËËH, TERË KËTA, PËR HATA, NGRËNËSHIN DHE
HËNGËSHIN KOKËN E VETË, ME KRROKËN QË NA PRETË AHIII OH I LUMI ZOT, QË EDHE SOT, SI PËRJETË MOT, NUK MBLEDHIM MEND E AS REND
POR, SI BISHA KARPATESH ËH, SI ISHA, KISHA, TRAKTATESH A DUKE NA
PËRBI PËRSËGJALLI, QË NA KALLI TIM E FLAKË A, MOJ SHTRIGA MË LIGA
PLAKË; SI DHËMPIRA RIZGJUAR PREJ VARRIT, NUK NGOPESH O KOPESH,
ME GJAK EDHE PRAG TË SHQIPTARIT OH, ME GJAK-PRAG T’SHQIPTARIT!.
MANI NEW JERSEY USA