E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha i përgjigjet Ramës: PD ka zgjedhur lirinë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha, pas ultimatumit të shefit të qeverisë Edi Rama për regjistrimin në zgjedhjet e 18 qershorit.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan:

 

“Dje pasi mbylli edhe pazaret e fundit me ata që shiten dhe blihen, pasi bëri një listë kandidatësh me deputetë pasuria e të cilëve e kalon edhe prodhimin kombëtar të Shqipërisë, Edi Rama kuptoi se prapë nuk mund të blejë dot pluralizmin dhe demokracinë. Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, kryedemokarti thotë se PD ka zgjedhur lirinë. Kjo është kauza e drejtë, ky është shërbimi më i madh për popullin dhe për të ardhmen e europiane të Shqipërisë”, – përfundon reagimi i Bashës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë