Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në betejën e saj kombëtare.

 

Nga Durrësi, Basha iu përgjigj kryeministrit Rama duke theksuar se opozita e ka bërë zgjedhjen e saj dhe se nuk do të bëjë Pazar.

 

Sipas Bashës, PD do të jetë në krah të njerëzve dhe nuk do të los me

 

“Misioni ynë është një mission kombëtar. Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mission të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj. Ne e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në krah të njerëzve. Ne jemi në krah të projektit tonë me të cilën lindëm, projektin për Shqipërinë si gjithë Europa. Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik. Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan I babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama. Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë.  Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *