Subscribe

Pasi kryeministri Edi Rama i kërkoi që të shkëputet nga dyshja Ilir Meta-Sali Berisha dhe të bëhet burrë, kryedemokrati Lulzim Basha ju përgjigj nga makina. Duke u kthyer nga Elbasani, ai theksoi se burrë nuk të bëjnë bandat e kokaina, por përkushtimi ndaj vendit.

 

“Burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez pa të cilët nuk hyje dot në qytetin e Elbasanit. Burrë nuk të bëjnë dot banditët të cilëve ju lutesh e përgjërohesh dhe pa të cilët nuk hyn dot në qytetin e Durrësit dhe të Shijakut. Burrë nuk të bëjnë dot banditët e Fushë Krujës që i ke futur në listat e tua, nuk të bëjnë dot burrë ata ty. Burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, përkushtim që ti nuk e ke pasur dhe nuk e ke, prandaj ke nevojë njësoj si për morfinën dhe kokainën dhe për banditët që të rrethojnë. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar çdo çast sepse e ke zhytur vendin dhe qytetarët në mjerim. Burrë të bën përkushtimi për të lënë pas çdo interes personal.”

 

Basha deklaro se ndryshimi nis me Ditën e Verës dhe shtoi se janë qytetarët ata që e kërkojnë t’i prijë ndryshimit.

 

“14 marsi na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë dita kur shqiptarët të bashkuar do të bëjnë të mundur një ndryshim për jetët e tyre dhe të familjeve të tyre. Ata na kanë thirrur, më kanë thirrur në këtë betejë dhe unë kam nderin ta udhëheq këtë betejë për ndryshim, bashkë me një ekip të mrekullueshëm. Pas 8 vitesh premtimesh boshe dhe dështimesh kemi një plan konkret të hartuar nga mijëra ekspertë, të vendit dhe të huaj që do të bëjnë të mundur realizimin e aspiratës për punësim, për mirëqenie, dhe për jetë dinjitoze në vendin tonë.”

 

Ai komentoi edhe njëherë sherrin mes mbështetësve të PS dhe atyre të PD në Elbasan, duke e lënë fajin te bandat që sipas tij, shoqëronin Edi Ramën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *