E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha i përgjigjet Ramës: Kërkon të qeverisësh me ne, s’ka ndryshim pa ikur ti

Kreu i PD, Lulzim Basha ju përgjigj kryeministrit Edi Rama sërish për ftesën e tij për bashkëpunim.

 

Reklamë

Sipas Bashës, Rama e bën një ftesë të tillë sepse e di që më 25 prill e pret humbja.

 

Lideri demokrat deklaroi nga Kombinati se ndryshimi nuk mund të vijë nëse Edi Rama nuk largohet.

 

“Këtu nga Kombinati dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Aleancën për Ndryshim, por dua t’i them nga Kombinati, nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj.”

Më shumë video

Reklamë