Basha i përgjigjet Ramës: Do e fitojmë betejën, asnjë hap pas

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka reaguar pas letrës së pestë të dërguar nga kryeministri Edi Rama për dialog.
Në një postim në “Facebook”, Basha teksa ka ndarë disa foto nga protesta e të shtunës shprehet se nuk do të tërhiqet pasi forca e opozitës është përballja e qëndresa.
Sipas Bashës beteja mbi të keqen po e çliron dhe fisnikëron shoqërinë dhe kombin tonë.
“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu. Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërinë dhe kombin tonë. Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa




