Politikë
Basha i përgjigjet Kim: Po përdoret fuqia e Parlamentit për ta kapur sistemin e drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur shqetësimit të ambasadores Yuri Kim se mund të ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi.
Në një postim në “Twitter”, lideri demokrat nënvizoi se ndryshimet e bëra për reformën në drejtësi nga Parlamenti aktual i shërbejnë mazhorancës për të kontrollur dhe kapur sistemin e drejtësisë.
“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijusr dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë”, tha Basha.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




