E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha i kërkon llogari Ramës: Pse ke shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara?

Kryedemokrati Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama për përhapje paniku.

 

Reklamë

Në një postim në “Twitter”, lideri demokrat u shpreh se qeveria duhet të japë llogari për shpërndarjen e 1.2 milionë maskave, për të cilat tha se janë të skaduara.

 

“Në vend që të sulmojë opozitën, Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur.”

 

Basha shtoi se duhet t’i jepen fund justifikimeve dhe gënjeshtarve që sipas tij fshehin paaftësinë.

 

“Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve.”

Më shumë video

Reklamë