E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha i drejtohet Ramës: Po vjen dita të largohesh gënjështar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vazhduar shkëmbimin e replikave me kryeministrin Edi Rama.

Duke i kujtuar premtimet që ka bërë gjatë fushatave elektorale, lideri demokrat i drejtohet Ramës plot bindje se më 25 prill, qytetarët do ta largojnë atë nga pushteti.  Ndërkohë, thekson se ka radhur koha që e ardhmja e Shqipërisë të pësojë ndryshime.

“Cfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!”  

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë