Subscribe

Ashtu sikurse kishte paralajmeruar Lulzim Basha ka deleguar pozicionin e kreut te grupit parlamentar.

 

Kryedemokrati ka autorizuar deputeten Flutura Acka per te mbuluar kete detyre.

 

Ne ndryshimet e fundit te bera ne statutin e PD, specifikohej se kur partia ishte jo ne mazhorance, kryetari i partise merrte automatikisht edhe pozicionin e kreut te grupit parlamentar.

 

Mirepo po ne statur sanksionohet se kryetari i partise ka te drejte ta delegoje pozicionin e kreut te grupit parlamentar, gje te cilen Basha e ka bere pikerisht tani.

 

Ne mbedhjen e fundit te Keshillit Kombetar te PD, Flutura Acka u emerua edhe si nje nga 4 nenkryetaret e Partise Demokratike.

 

Debati per kreun e grupit parlamentar solli nje perplasje te forte mes demokrateve, aq sa ai qe e mbante kete pozicion Gaz Bardhi, u nda nga Basha duke e sulmuar fort kete te fundit.

 

Pas letres qe kryeparlamentarja Nikolla lexoi ne kuvend ku Ackes i delegohej posti i kreut te grupit parlamentar te PD, reagoi gjate seances edhe vete Gaz Bardhi.

 

Ai iu drejtua Lindita Nikolles duke thene se ajo ishte duke provokuar, jo pak por 50 deputete te opozites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *