Politikë
Basha i beson futbollistit Andi Lila detyrën e veçantë në PD

Një nga prioritetet e programit të PD është edhe sporti. Partia Demokartike i ka besuar Andi Lilës detyrën e koordinatorit kombëtar për sportet në PD. Ish-futbollisti i Kombëtares është një ndër figurat publike që ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për demokratët.
Më herët, Lila ka propozuar që të krijohet Ministria e Sportit.
Ai shprehej se vendit i duhet një Ministri e Sportit që të përshtatë politikat dhe direktivat e BE për përmirësimin e sportit dhe akteve ligjore të federatave sportive.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




