E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Hap i panegociueshëm largimi i Edi Ramës

Ne afatin e fundit per regjistrimin ne zgjedhjet lokale, 9 parti te opozites jane bashkuar per ti thene jo zgjedhjeve ne 30 qershor.

Kryetari i Partise Demokratike Basha ka firmosur me kryetaret e 8 partive aleate marrëveshjen per krijimin e koalicionit te bashkuar opozitar dhe qytetar, koalicion i cili prioritet ka standartet zgjedhore.

Basha ka theksuar se kerkesa per largimin e Rames nga posti i kryeministrit mbetet e panegociueshme.

 

Reklamë

“Duhet të ndëshkohet krimi elektoral që prodhoi parlament ilegjitim dhe qeveri ilegjitime, armik të interesave të qytetarëve dhe mbron pasurimin e paligjshëm në emër të një grushti kriminelësh. Nuk do të ketë zgjedhje farse pa u ndëshkuar krimi elektoral. Dhe u pa vënë para përgjegjësisë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij Dako, Gjiknuri. Mbi supet tona nuk qëndron përgjegjësia e fitores në zgjedhjet e ardhshme të lira e të ndershme por një mision kombëtar për t’i dhënë fund tranzicionit. Akti i parë i këtij koalicioni që merr jetë sot do të jetë formësimi i platformës për zgjedhje të lira e të ndershme. Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike, largimi i shkaktarit të kësaj gjendje, largimi i atij që shkatërroi policinë, arsimin, solli drejtësinë false, po shkatërron shtetin e shqiptarëve, largimi i Ramës dhe një qeveri tranzitore”.

Por ndersa Basha zyrtarizoi koalicionin e bashkuar opozitar, nje parti e spektrit te djathte, bindja demokratike eshte regjistruar si pjesmarrese ne zgjedhjet lokale dhe ne komentin e pare publik per partine e Astrit Patozit, Basha e cilesoi ate opozite fallco.

Marreveshja e partive te opozites perfshin 10 pika ku theksohet nevoja per nje qeveri tranzitore e cila te realizoje jo vetem zgjedhjet vendore por edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Per me teper partite e opozites angazhohen te mos lejojne mbajtjen e zgjedhjeve farse.

 

Më shumë video

Reklamë