Opozita u kthye ne parlament pas 5 muaj bojkoti per kauzen e studenteve duke garantuar keshtu mandatet e deputeteve qe rrezikonin te digjeshin. Por ne seance u fol per shume ceshtje, pervec studenteve, dhe ceshtja e pare qe u diskutua ishte reforma zgjedhore.

 

 

Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni vettingun politik. Del këtu shoku i trafikantit që do bëjë pallate të Unaza e re, na flet për reformë zgjedhore!Tufë hajdutësh, banditësh, gjysma juaj duhet të jetë në burg. Duke filluar me ty që zgërdhihesh aty (i drejtohet Ramës). Prandaj leri këto gomarlliqe, fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord.Kemi ardhë vetëm për atë buxhet të studentëve këtu.

 

 

Qe ne nisje te saj, seanca reflektoi tensionin mes paleve.

 

 

Ky tension kulmoi kur kryeministri Rama u ngrit ne foltoren e kuvendit.

 

 

Deputeti demokrat Hasa pasi bisedoi per pak sekonda me liderin e opozites basha qelloi me veze dhe letra kryeministrin Rama.

 

 

Per kete veprim deputeti Hasa u përjashtua nga seanca.

 

 

Me pas u mblodh edhe byroja e kuvendit e cila vendosi qe endri hasa te mos marre pjese ne parlament per 10 dite. Per shkak se deputeti demokrat refuzoi te largohej nga salla e parlamentit, seanca u nderpre disa here e ceshtja e shume diskutuar e studenteve nuk arriti te dsikutohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *