E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha “fshin” përfundimisht Berishën: S’jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur “non grata”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri të qartë gjatë një deklarate për mediat se tani nuk ka më asnjë mundësi negociimi me Sali Berishën për zgjidhjen e krizës që ka kapluar selinë blu.

 

Reklamë

Ai theksoi se nuk është më i “hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka vënë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë”.

 

“Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë, jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj. Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike”, deklaroi Basha.

Më shumë video

Reklamë