E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: FMN, shuplakë Ramës

 

Nje dite pas raportit te Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili kërkoi t’i jepet fund dhënies se koncesioneve, ka reaguar Lulzim Basha.

 

Lideri i opozitës deklaroi se ekonomia do te vazhdoje te përkeqësohet per shkak te mungesës se investimeve te huaja, vjedhjes përmes PPP-ve dhe nivelit te larte te borxheve.

Reklamë

 

Kryedemokrati shtoi se niveli i larte i borxhit mund ta çoje Shqipërinë ne krize financiare. Sipas Lulzim Bashes koncesionet e kritikuara nga FMN po kthehen ne mjetin kryesor te qeverise per pastrimin e parave nga krimi i organizuar

 

Sipas Bashes, qeveria po shpenzon miliona vetëm ne projekte qe nuk sjellin asnjë zhvillim ekonomik.

Më shumë video

Reklamë