Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar ashpër kundër qeverise per largimin e biznesmenit libanez dhe kompanisë “Omnix”. Basha ka dënuar heshtjen e kryeministrit Rama ne lidhje me dhunën ndaj këtij investitori, duke e cilësuar nje lajm te keq faktin qe nga vendi ynë u largua nje investim prej 450 milion dollarësh qe do te hapte 1200 vende pune.

Duke heshtur ai u rreshtua edhe një herë me krimin dhe me banditët që dhunuan investitorin. Ai heshti edhe sot pas këtij lajmi të kobshëm për ekonominë. Hesht Edi Rama, sepse kështu i duhet Shqipëria, e varfër, e pa punë, pa investime, sepse kështu e ka më të lehtë ta sundojë më lehtë me banda e me trafikantë. Rreshtimi i kryeministrit të vendit në krahë të kriminelëve ka bërë që në Shqipëri për gjithçka të vendosë krimi.”

Sipas Bashes ky lajm i keq përkeqëson klimën e investimeve te huaja dhe e vetmja alternative qe Rama po i ofron vendit është droga.

Krimi, trafikantët dhe banditët ja dolën ta mbajnë plaçkë të tyre zhvillimin, siç duan ta mbajnë plaçkë të tyre Shqipërinë, plaçkë të kartelit të drogës që vendi të mbajë dhe të ofrojë të vetmen alternativë të Edi Ramës, që është hashashi. Shqipëria e varfër dhe shqiptarët e varfër, Shqipëria më drogë dhe nën sundimin e kartelit të tij janë e vetmja mundësi që ai të qëndrojë në pushtet. Partia Demokratike, unë do të dëshironim dhe i bëjmë thirrje kompanisë “Omnix” të rishikojë vendimin e saj. Shqipëria ka shumë nevojë për investime, për punë.”

Sipas Bashes ne 3 vite te qeverisjes se majte garanci kane marre vetëm bandat, por jo investitorët, e kjo është nje arsye me shume pse Edi Rama nuk duhet te jete me kryeministër i këtij vendi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *