E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha feston ditëlindjen/ Meta: I kam nisur një shishe verë

Lideri i demokratëve, Lulzim Basha feston këtë të premte ditën e lindjes. Ai mbush 46 vjeç dhe ka marrë një urim e një dhuratë edhe nga presidenti Ilir Meta.

Reklamë

Këtë e zbuloi vetë kryetari i shtetit në një konferencë me gazetarët. Një urim ai e ka nisur edhe për socialistët, që sot festojnë 29-vjetorin e krijimit të PS.

“Uroj të gjithë socialistët për këtë ditë të rëndësishme për ta, dhe ti vlerësoj për ato gjëra pozitive që kanë bërë në historinë e demokracisë, të zhvillimit dhe shpresoj që të jetë një ditë reflektimi edhe për ata që drejtojnë sot dhe të tjerët. Padyshim që kam nisur një urim dhe një shishe verë dhe shpresoj që edhe ai ta kalojë gëzuar dhe dy palët të reflektojnë dhe marrëveshje të tjera që të ndihmojnë integrimin.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë