Basha: Fermerët shqiptarë do të jenë njësoj me fermerët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryetari i PD, Lulzim Basha u zotua që me ardhjen e tij në pushtet, fermerët shqiptarë do të kenë të njëjtat kushte si fermerët në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë një takimi me fermerët në Korçë, Basha deklaroi se do të ofrojë 100 milionë euro subvencione për fermerët.
“Pas këtij, katër vjeçarin e parë do të japim 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptarë. Do ta vendosim pra në pozita të barabarta me fermerin e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës të paktën. Ata e marrin mbështetjen nga shteti dhe e sjellin me çmim më të ulët. Normalisht qytetari shqiptar, edhe po mos të ishte në këtë krizë të thellë ekonomike që është, do të zgjedhë një çmim më të arsyeshëm. Imagjinoni tani që kriza ua ka zbrazur xhepat. Sapo thamë janë dhjetëra mijëra familje shqiptare që janë futur në borxh, në borxh për të paguar ilaçet e COVID-it. Agroturizmi është një nga degët që po rritet më fuqishëm në Europë. Dhe këto janë zona të mrekullueshme ku me pak investim, me disa grande qeveritare apo grande nga BE-ja. Grante nga BE-ja, të bëjnë të mundur ndërtimin e bujtinave apo restoranteve. Këto janë problemet e vërteta dhe këto do të kenë zgjidhje të drejtpërdrejta.”




