E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha falenderon protestuesit: Bashkë do largojmë këtë qeverisje antikombëtare

Lulzim Basha ka shfrytëzuar një postim në profilin e tij në facebook për të falenderuar të gjithë qytetarët të cilët protestuan të hënën në mbrëmje para kryeministrisë.

Lideri I opozitës shkruan se vetëm duke u bërë të gjithë bashkë, ata do të mund të largojnë këtë qeverisë antipopullore dhe antikombëtare.

Basha shkruan se detyra emergjente e opozitës është që ti japi shqiptarëve ndryshimin e vërtete dhe fundin e tranzicionit.

 

Reklamë

 

Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë