Kreu demokrat, Lulzim Basha e ka cilësuar vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve si fitoren e parë të opozitës.

 

Në fjalën e mbajtur para protestuesve tek sheshi para kryeministrise, Basha tha se opozita është mese e vendosur për ta çuar deri në fund betejën e saj.

.

“Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, presidenti i republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bands së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist antikushteutes, antielektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor. Vëllezër dhe motra kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës tuaj i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat evropiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit.”

 

Sipas Bashës, anulimi zgjedhjeve nuk është fundi I betejës së opozitës por është vetëm fillimi I qëndresës së popullit kundër Ramës.

 

“Ne jemi vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Kushtet aktuale nuk mundësojnë zgjedhje. Çdekretimi zgjedhjeve kriminale u arrit falë vendosmërisë së protestës së qytetarëve. Përgjimet e BILD treguan se Rama I vodhi zgjedhjet e 2017 dhe se është kryeministër ilegjitim. Anulimi I procesit criminal të zgjedhjeve nuk është fundi I betejës”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *