Opozita u mblodh në qytetin e Elbasanit paralel me zhvillimet e punimeve të kuvendit të Shqipërisë, sic kishte bërë pak ditë më parë edhe në Shkodër.

Basha tha se Elbasani është një tjeter qytet simbol i bashkëqeverisjes se Ramës me krimin.

Elbasani ka një simbolikë tjetër. Këtu është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin. Fabrika e kokainës është çengeli kriminal që mban peng Ramën, përmes Olsi Ramës. Faktet e përfshirjes së tij në këtë aferë janë fshehur në mënyrë kriminale nga Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafa dhe shokut të tij në polici, Ard Veliu. Kjo është arsyeja pse u bllokua komisioni hetimor. Fakte tronditëse do të dalin dhe do të provojnë se këtu në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar”,

Kreu i opozitës tha se bandat vendase kanë lidhje me kreun e bashkisë dhe deputetin Taulant Balla.

 

Basha e quajti objektiv kombëtar çlirimn e  qeverisjes nga krimi dhe për këtë arsye lideri I PD, tha se opozita e bashkuar, po përpunon platformën e saj e cila do të bëhet publike menjëherë.
“Të çojmë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë. Ofrojmë një plan pune që çliron ekonominë nga oligarkët, zhvatja e grabitja, duke nisur nga paradhoma e Ramës.Dekriminalizim i plotë, çlirimi i drejtësisë nga kapja politike, zgjedhje të lira të ndershme demokratike, ku qytetarët të vendosin, janë objektiva kryesore të platformës tonë në këtë mbledhje këtu në Elbasan”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *