1300 kontenierët me mbetje të rrezikshme që mendohet të kenë hyrë në Shqipëri, ishin kryefjala e kreut të demokratëve në daljen e tij publike nga çadra e protestës.

 

“Rama në 2013 erdhi në qeveri edhe me votat e atyre që shpresuan në heqjen njëherë e mirë të ligjit të mbetjeve, por sapo mori votat, e harroi këtë premtim. Ky akt i rikthimit të ligjit të mbetjeve është një pabesi, një shkelje flagrante e premtimit. E shkeli premtimin, soli ligjin në Parlament, dhe sot që jemi këtu lajmet po shpërthejnë nga të gjitha anët, po presim konfirmimin e tyre.  Por me sa duket kemi të bëjmë me një krim të madh, bëhet fjalë për 3100 kontejnerë, secili me peshë 30 tonë. Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra tonë mbetje të rrezikshme që mund të jenë futur në Shqipëri kundër ligjit, kundër Kushtetutës, dhe kundër dëshirës të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët rrezikojnë shëndetin dhe jetën. Edi Rama është sot në bankën e të akuzuarve dhe duhet të përgjigjet nëse i ka futur këto 3100 kontejnerë në Shqipëri”.

 

Nga takimi me protestuesit, kryedemokrati Basha theksoi kërkesën ndaj prokurorisë për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, në lidhje me kontenierët që sipas një shkrimi në median italiane mund të jenë zhdukur në Shqipëri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *