Subscribe

Besimtarët muslimanë kanë flaur mëngjesin e kësaj të diele Kurban Bajramin ndërkohë që nuk kanë munguar as urimet nga radhët e politikës.

 

Kreu demorkat, Lulzim Basha në një postim në Facebook u ka uruar besimtarëve mbarësi e shëndet në këtë kremtim të shenjtë.

 

“Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi. Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!”

 

Pjesë e urimit për besimtarët është bërë dhe drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi e cila ka lëshuar edhe një mesazh në lidhje me krizën politike në vend.

 

Sipas Kryemadhit, Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë.

 

“Gëzuar Kurban Bajramin! Nga zemra uroj një Bajram të begatë për çdo familje shqiptare! Kurban Bajrami është festa më simbolike e besimit të plotë tek Krijuesi, festë e cila na transmeton disa mesazhe esenciale mbi vlerat e jetës dhe mënyrën se si ajo duhet jetuar! Qëllimi i kurbanit dhe besimit nuk qëndrojnë tek materialja, përkundrazi. Sakrifica në emër të Zotit, ndihma për nevojtarët, dashuria në familje dhe paqja janë urtësitë e kësaj feste! Ne të gjithë kemi nevojë që ti reflektojmë këto parime në jetët tona dhe shoqëri! Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë, për të gjithë! Plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera! Ne duhet të fitojmë kohën e humbur!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *