E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Video · Politikë

Basha: E keqja do të marrë fund më 25 prill, PD do ta shërojë Shqipërinë

Lulzim Basha përsëriti thirrjen e tij për pajisje me mjete mbrojtëse për të gjitha bluzat e bardha edhe në takimin që realizoi këtë të premte me disa studentë.

Sipas liderit demokrat, qeveria duhet të mbulojë paketën e ilaçeve anti-Covid, teksa shtoi se të gjithë spitalet publike dhe shumica e klinikave private kanë shkuar në kolaps nga keqmenaxhimi i pandemisë.

Kryedemokrati u shfaq i sigurt  se Rama do të largohet nga pushteti në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Qytetarët po marrin kredi për të paguar ilaçet e kurës anti Covid. Qeveria duhet të blejë tamponët, të testojë dhe të mbulojë ilaçet për të sëmurët. Unë jam shumë optimist, e keqja do të marrë fund më 25 prill. Më 25 prill do të nisim ta shërojmë Shqipërinë. Më 25 prill do të nisim të shërojmë edhe ekonominë, edhe shërbimet publike. Do të kemi një qeveri që mendon për shqiptarët, jo që mbush xhepat. Deri më 25 prill parësore duhet të jetë jeta e çdo shqiptari.”

Reklamë

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se vendi ndodhet në fillimin e një përkeqësimi edhe më të thellë në javët e ardhshme.

“Një ndër vendimet e para, rikuperimi i prapambetjeve që ka shkaktuar keqmenaxhim i i kësaj situate.”

Më shumë video

Reklamë