Kreu demokrat Lulzim Basha në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë” është ndalur këtë të mërkurë në qytetin e Fierit ku ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël të këtij qyteti.

 

Basha gjatë fjalës së tij, akuzoi qeverinë se si rrjedhojë e taksave të larta ka futur biznesin e vogël në krizë.

 

“Kriza që po kalon vendi nuk ka kursyer biznesin e vogël. Dyqanet e gjithë vendit janë bosh njësoj si xhepat dhe arka e shtetit. Kjo rezultat i keqqeverisjes dhe taksava të larta. Nga kjo krizë nuk dilet pa zgjidhur krizën e ekonomisë dhe faktori kresor i kësaj zgjidhje është biznesi i vogël. Ndryshe nga fasada e kësaj qeverie, për mua dhe PD do të jetë në qendër të ofertës tonë, çlirimi i biznesit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *