Kryetari I PD, Basha ka zhvilluar një takim me nje delegacion te Partise Popullore Austriake.

 

Partia Demokratike dërgoi një njoftim për mediat në lidhje me diskutimin e Bashës me delegacionin e Partive Popullore Austriake.

 

“Afera e kokainës së Maminasit është një aferë që krimi i organizuar në Shqipëri me mbështetje qeveritare ka arritur në një shkallë që është më e larta për trafikun e botës në botë. Të marrë dhe të porosisë nga Kolumbia drogën. Kjo nuk mund të kryhet në eksperiencën time si ministër i Brendshëm dhe në bisedat që kam pasur me homologët e mi dhe me autoritetet e Europolit dhe Interpolit, e në veçanti të kokainës që ka vlerë të madhe në treg, nuk ndodh kurrë që një ngarkesë e tillë e madhe të mbërrijë pa kaluar ngarkesa më të vogla që e kalojnë testin. Kjo tregon që rruga për kalimin e kokainës ishte e garantuar. Nuk mund të ndodhë kurrë pa garancitë e nivelit më të lartë dhe ne e dimë se niveli më i lartë në Shqipëri nuk ndalon tek ministri i Brendshëm, sepse nuk ka ministër i Brendshëm me këllqe të tilla që të marë përsipër diçka të tillë pa implikimin e kryeministrit. Pra droga e Maminasit është njësoj si droga e Xibrakës e lidhur drejpërdrejtë me Edi Ramën”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *