E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Video · Politikë

Basha: Droga, arrestoni Tahirin!

Pozicionimi i kreut te LSI Ilir Meta ne nje koalicion me Partine Socialiste, ka ndryshuar gjuhen e liderit te opozitës Lulzim Basha, ne raport me kryetarin e parlamentit. 2 jave pasi i tha Ilir Metës “mirëserdhe ne çadër”, Basha sot foli per çanta me para.

 

“Po bën çdo përpjekje bashkë me aleatin e tij, me zhage. E dini se çfarë është zhagia? Kush e di të ngrejë dorën. Pse i them zhage unë?! Unë e njoh si torbë ose si trasje. Por lidershipi i lartë socialist, e njeh si zhage se kanë nja 15 vjet që e përdorin. Sa herë që nuk i zgjidhin punët me njëri tjetrin, hedhin zhagen. Zhagia ka dalë edhe jashtë Shqipërie. Zhagia nuk ka nevojë për viza. Hap pas hapi, nuk i themi të gjitha sot se janë shumë se duhet ti tresë stomaku i atyre që dëgjojnë. I kemi të gjitha faktet. Pra, po i ofrojnë çdo gjë, që ti mbushin mendjen që të tërhiqet nga deklarata që ka bërë, e të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.”

 

Reklamë

Por pavarësisht ketij konfigurimi ne skenën politike, Basha ka përsëritur se nuk do te kete zgjedhje pa largimin e Edi Rames nga posti i kryeministrit.

 

“Do të shohim tani, se ka filluar seriali tjetër i Ezelit. Do të shohim nëse do ta marrë apo nuk do ta marrë zhagen. Kjo është loja. Për ne, pikë rëndësie nuk ka sa kohë që zhagen të nxirrni dhe kujdo që tia jepni; zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka për të pasur”.

 

Basha është ndalur tek problematika e drogës, duke përshëndetur veprimet e Prokurorisë per arrestimin 18 personave përgjegjës per kalimin e 10 toneve droge.

 

“Këta të 18-të janë ushtarët. Çojeni hetimin deri në fund, niseni me arrestimin e Saimir Tahirit dhe përfundojeni me kreun e bandës”.

 

Basha ka akuzuar kryeministrin se ne 4 vjet ndërtoi vetëm nje shtet te korruptuar.

 

“Sa here, ta thotë Rama do të bëjmë shtet, mbajeni mend e ka fjalën për shtetin e leshit, për shtetin e vet, për atë që ju merr shpirtin shqiptarëve dhe pasuron një grusht hajdutësh të veshur me pushtet. Republika e vjetër është komplot kundër qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti është komplot ekonomik. Komploti politik është teatri: “Zogu, zogu dhe dorën tek xhepi!”.

 

Fjalën e plotë të kreut të PD-së, Lulzim Basha mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

Më shumë video

Reklamë