E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Basha, drekë me të tjerë ambasadorë

Lideri i opozitës Lulzim Basha i shoqëruar nga krerët e partive aleate ka njohur  ambasadoret e vendeve te Bashkimit Europian me kushtin e panegociueshem te PD per krijimin e nje qeverie teknike, e cila te garantoje kushtet per zgjedhje te lira e te ndershme. Te ftuarit e opozitës ne kete darke pune ishin ambasadoret e Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Holandës e Belgjikës, por serish mungonte ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

“Diskutuam për gjendjen politike në  vend dhe bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u terhequr deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës, për krijimin e qeverisë  teknike. Bashkëbisedimi ishte shumë i frytshëm dhe unë besoj se unë dhe kryetarët e partive të tjera ndahemi me shumë optimizëm  nga ky takim”.

-Sërish nuk e pamë  Zonjën Vlahutin?

“Unë ju uroj ju gazetarëve që jeni në krye të detyrës, gëzuar Ditën e Verës.”

Reklamë

Prej nje jave lideri i opozitës Basha ka zhvilluar takime me përfaqësues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, per t’i njohur ata me pozicionin e opozitës dhe arsyet e protestës.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë