Subscribe

Pak ore pasi Gjykata vendosi si mase sigurie arrest shtëpie për kreun e Bashkisë se Lezhës Fran Frrokaj, lideri i opozitës Lulzim Basha shmangu komentet për ketë çështje. Megjithate kreu i PD Basha vuri ne pah se drejtësia nuk ka funksionuar për kryetaret socialiste te bashkive.

 

“Nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj apo të jap vlerësimet e mia, për vendimet e gjyqësorit, por mund t’ju them se drejtësi është vetëm ajo që funksionon në mënyrë të barabartë në raste të barabarta. Përse nuk është arrestuar Elvis Rroshi? Përse nuk është ndjekur i njëjti standard për të njëjtat akuza për dhjetëra pushtetarë socialistë? Erjon Veliaj po tjetërson pronë publike në qendër të Tiranës, tek Teatri Kombëtar bashkë me Edi Ramën. Është tjetërsuar prona në Fier për të favorizuar inceneratorët e Arben Ahmetajt”.

 

Basha ka listuar një sere çështjesh e emrash për te cilët drejtësia duhet te vihet ne lëvizje pasi ne te kundërt gjithçka është propagande.

 

“Ne duam të dimë, kur do të dalë Sajmir Tahiri para drejtësisë, i akuzuar dhe i interceptuar nga anti-mafia italiane, si njeriu kyç i drogës dhe i trafikut të drogës, kur ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe krahu i djathtë i Edi Ramës”.

 

“Ne duam të dimë se kur do të dalë përpara drejtësisë, kur do të hetohet Damian Gjiknuri, i akuzuar publikisht se ka bërë pazare me banditët, në shkëmbim të skemës së blerjes së votave, që në zgjedhjet e Dibrës, e deri në zgjedhjet e fundit në Vlorë dhe në të gjithë vendin.

 

Një gjë duhet të jetë e qartë, pa u vënë këta njerëz para përgjegjësisë, pa funksionuar drejtësia, në këto raste flagrante të denoncuara me fakte nga opozita, nuk ka drejtësi, por ka vetëm propagandë, farsë dhe kjo përbën një rrezik për vendin. Kjo do të thotë që më së fundi, narko-shteti, i ka shtrirë tentakulat tek drejtësia duke pamundësuar drejtësinë e barabartë përpara ligjit për këdo, duke mbrojtur dhe duke fshehur përgjegjësinë penale të njerëzve me pushtet dhe pushtetarëve të lidhur me krimin”.

 

Ne mbledhjen e grupit parlamentar është diskutuar edhe çështja e projekt-ligjit qe zhbënte datën 20 shkurt si data e kujtimit te viktimave te regjimit komunist për ta zëvendësuar me datën 26, propozim qe u tërhoq brenda 24 orëve. Nisma ka qene e deputetit te Vlorës Agron Shehaj dhe shkaktoi një debat te forte brenda Partisë Demokratike, debat i cili çoi ne tërheqjen e draftit. Burime nga mbledhja bëjnë te ditur se Basha u ka kërkuar deputeteve qe çdo nisem ta diskutojnë ne grup para se ta depozitojnë ne parlament për te shmangur te tilla situata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *