Subscribe

Ish-kryetari I PD Lulzim Basha preferoi te shmange serish nje pergjigje te qarte nese do te kerkoje ne 29 korrik nje mandat te 4 ne krye te PD, duke theksuar se vendimet e tij do te jene ne perputhje me interesin e demokrateve.

 

Para gazetareve  Basha saktesoi se vendimi I tij do te behet publik ne 20 qershor, ne momentin qe kryesia do te pranoje kandidaturat.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

“Unë nuk kam ikur. Këtu kam qenë që të rikthehem kam bërë një hap pas! Kam marrë pjesë në fushatë. Kam qenë në kandidatin për Tiranën, por s’doja të bëhesha protagonist.’

 

Perballe kritikave te deputeteve demokrate per incidentet qe shkaktuan mbeshtesit e tij ne mbledhjen e kryesise se PD, Basha denoi dhunen duke folur per moment tensioni.

 

 “Refuzoj dhe distancohem dhe dënoj me forcë fjalën e banalitetin që janë shkëmbyer në një moment tensioni, ku pjesë e tyre kanë qenë edhe gazetarët. Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese.”

 

Por Gazment Bardhi i cili ka qene dikur bashkepunetori me i afer i Lulzim Basha, deklaroi se nuk ishin moment tensioni ato qe shoqeruan mbledhjen e kryesise por ishte sjellja e nje grupi paramilitar.

 

GAZMENT BARDHI

 

“Të dhunosh verbalisht, të shantazhosh apo të fyesh deputetët e kuvendit, anëtarë të PD, të kryesisë se kanë mendim ndryshe, është një sjellje prej grupimi paramilitar, jo sjelle një parti demokratike.”

 

Por Gazment Bardhi nuk eshte i vetmi deputet qe ben pergjegjes Lulzim Bashen per incidentin e ndodhur gjate mbledhjes se kryesise. Ne momentin qe Basha ka hyre ne sallen e kuvendit edhe deputetet Dashnor Sula e Saimir Korreshi i kane drejtuar te njejten akuze.

 

Pas shkembimit te disa replikave Basha se bashku me deputetet Sula e Koreshi jane zhvendosur ne nje prej sallave te kuvendit per te dikutuar rreth ngjarjeve te kryesise dhe me pas Basha eshte larguar nga parlamenti pa takuar asnje prej deputeteve qe dikur e kane mbeshtetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *