Subscribe

Tashme është e qarte se ligji i pare i reformës ne drejtësi, drafti i vetingut, do te miratohet pa konsensusin e opozitës. Partia Demokratike ka vendosur ne mbledhjen e grupit te mos marre pjese ne votimin e projekt-ligjit per rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokuroreve, pasi drafti shkel Kushtetutën dhe asnjë prej amendamenteve te hartuara nga ekspertet e PD, nuk u pranua. Burime pranë PD bëjnë te ditur se gjate mbledhjes, kryetari Lulzim Basha u ka deklaruar deputeteve se opozita është e vendosur per largimin e gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar, por projekt-ligji i hartuar nga ekspertet e Euralius dhe Opdat, shkel Kushtetutën dhe ndryshimet e miratuara me unanimitet ne 22 korrik. Shqetësimi me i madh sipas liderit te opozitës, vjen per shkak se ky draft u jep drejtoreve te kryeministrit Rama, pushtet per te kontrolluar gjyqësorin dhe komisionarët e vetingut. Mesohet gjithashtu se kryetari Basha ka akuzuar maZhorancen se shkeli marrëveshjen qe 7 ligjet ashtu si ndryshimet kushtetuese te miratoheshin me konsensus. Edhe ne mbledhjen e grupit Basha e ka bere te qarte se pas seancës se sotme opozita, do te ndjeke te gjitha rrugët legjislative dhe kushtetuese kundër këtij ligji, duke lene te hapur mundësinë qe t’i drejtohet Komisionit te Venecias ose Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *