Subscribe

“Tani kjo betejë ka përfunduar. Unë jam sot këtu për t’u deklaruar shqiptarëve që Partia Demokratike është e gatshme që nesër të bashkojë votat në Parlamentin e Shqipërisë me draftin kushtetues të versionit hibrid, si të miratuar të hënën në darkë me dy çështjet e zgjidhura sipas dakordësisë me komisionerin Hahn”.

Beteja pothuaj 2 vjeçare për reformën ne drejtësi përfundoi. Reforma do te miratohet te enjten me 140 votat e deputeteve te kuvendit. Kryetari i PD Lulzim Basha ka sqaruar marrëveshjen e arritur per rolin e ndërkombëtareve dhe përkufizimin qe ky rol do te ketë ne Kushtetute.

Është rënë dakord se roli i misionit ndërkombëtar do të jetë një rol rekomandues, vendimmarrja mbetet tërësisht në duart e institucioneve shqiptare, dhe kjo do të mishërohet në Kushtetutën e Shqipërisë, me një dispozitë tranzitore.

Pas qindra ore diskutimesh, negociatash, deklaratash e jo pak kritikash qe opozita mori per qëndrimin e saj ne lidhje me reformën, lideri i opozitës Basha, ka sqaruar se për çfarë shërbeu kjo beteje.

Partnerët tanë të çmuar, aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian nuk mund e nuk do të pranonin kurrë asgjë më pak se standardet dhe normat, parimet që i kanë bërë shoqëritë e tyre të përparuara, të suksesshme dhe individët e tyre të fortë dhe me dinjitet përballë shtetit dhe çdo force tjetër. Prandaj nuk jam lëkundur në asnjë çast. Jo për kryeneçësi, as për kokëfortësi, as për populizëm, por sepse po të hiqja dorë nga këto dy bindje do të thoshte për mua të hiqja dorë nga vetvetja, do të thoshte për Partinë Demokratike të pushonte së ekzistuari si forca politike që nisi rrugëtimin e saj për Shqipërinë si gjithë Europa, për Liri dhe Demokraci!

Te enjten ne seance plenare te gjithë deputetet do te bashkojnë votat per te miratuar draftin kushtetues dhe te enjten tjetër, maxhoranca dhe opozita do te bashkojnë serish votat për te miratuar 7 ligjet qe do te shënoje edhe permbylljen e fazës se pare te reformës ne drejtësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *