E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Do të ul çmimin e energjisë, do të ndihmoj çiftet e reja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi ditën duke përsëritur disa nga pikat e programit të tij elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Basha premtoi se me ardhjen e tij në pushtet çmimi i energjisë elektrike do të pësojë ulje.

 

Reklamë

Po ashtu, ai u angazhua të japë mbështetje për çiftet e reja e për studentët.

 

“Angazhohem të ul çmimin e energjisë elektrike dhe çmimin e karburanteve. Do t’u vij në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare dhe sidomos çifteve të reja. Do të mbulojmë tarifat për 90% të studentëve. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër të ekonomisë, dijes dhe arsimit”, tha Lulzim Basha në “Facebook”. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë