Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha u ka bërë apel qytetarëve të Cërrikut të votojnë Partinë Demokratike në 25 prill. Basha ka listuar ato që ai i ka cilësuar premtime të pambajtura të qeverisë Rama duke u bërë thirrje banorëve të ndryshojnë këtë realitet me votë.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Mbaj mend takimet në atë lokal aty kur vendosi të rriste çmimin  e energjisë, në tetor të vitit 2014. Mbaj mend takimin në lokalin tjetër në rrugën atje pasi rriti çmimin e naftës, pasi vendosi TVSH-në për bizneset e vogla, kur hoqi familjet nga ndihma e ekonomike, kur shpunësoi  mijëra baballarë dhe nëna pa pyetur as për ta as për fëmijët e tyre. 8 vite dështime, 8 vite varfërim, papunësi. 8 vite premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë dhe të largohej.”

 

Më pas Basha ka takuar fermerët e kësaj zone të cilëve u ka premtuar zgjidhjen e problemit të pronësisë.

 

“Në programin tonë për pronarët dhe për pronën, prioritet është që t’i jepet fund problemit të mungesës së tapive në zonat rurale, siç është dhe problemi i kompensimit të pronarëve dhe prona në tërësi.”

 

Nga ana tjetër Basha i ka siguruar fermerët se pas 25 prillit qeveria do t’i mbështesë financiarisht.

 

“50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore vit për vit. Subvencionet do të shkojnë drejt për drejtë tek fermeri, drejtpërdrejtë do të thotë, në radhë të parë pa burokraci dhe pa kërkuar Nipt-in që i kërkohet biznesit, sipërmarrjes normale, por duke konsideruar numrin unik të identifikimit të shtetasit që ka çdo fermerë në kartën e vet të identitetit si Nipt-in e fermerit.”

 

Në programin e PD për sektorin e bujqësisë parashikohet subvencionimi i fermerëve me një fond prej 100 milionë euro çdo vit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *