Subscribe

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të martë në selinë blu aleatët e PD.

 

Takimi I zhvilluar me dyer të mbyllura zgjati rreth 60 minuta ndërsa mësohet se në fokus ishte skenari I protestës së ditës së nesërme para Kuvendit.

 

Në përfundim të takimit, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi për mediat se këto ditë dhe orë janë tepër intensive për opozitën.

 

Basha tha se opozita do të vijojë protestat ndërsa akzuoi kryeministrin Rama se, sipas tij, po vendos regjim ushtarak për të mbrojtur Parlamentin.

 

Basha theksoi se qeveria ka si synim pengimin e qytetarëe që protestojnë.

 

Ai deklaroi gjithashtu se beteja e opozitës kundër qeveris do të vijojë çdo ditë.

 

Kreu i PD u bëri thirrje qytetarëve që t’I bashkohen protestës së nesërme të opozitës me qëllim largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

 

Sakaq, ai foli gjithashtu edhe për një tjetër dosje në duart e prokurorisë, ku sipas tij, Edi Rama e di mirë se çfarë përmban.

 

“Janë ditë dhe orë intensivë për opozitën. Dita ka nisur me takimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. 16 shkurti është një rrugëtim shpresë dhe do mundë frikën dhe propagandën e Ramës. Sot makineria e Ramës është shkërmoqur. Edi Rama dosja 339 është makthi yt. E di fare mirë se çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish çfarë përmban dosja 184. Të gjithë politikanët e përzier me kokat e krimit do shkojnë para drejtësisë. Beteja do vazhdojë “

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *