Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur anëtarët demokrate te komisionit te posaçem për reformën ne drejtësi, si dhe ekspertet e PD, per te diskutuar rreth propozimit qe beri ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland per procesin e vetingut. Opozita eshte treguar hermetike per formulën e re te hedhur ne tavoline per sa kohe qe negociatat ende vazhdojnë.
Por gjate mbledhjes per here te pare kryetari i PD Basha u ka kërkuar juristeve te punojnë per 7 ligjet qe jane pjese e reformës ne drejtësi. Per shkak te mungesës se konsensusit per vetingun ne mes te qershorit, opozita bojkotoi punimet e komisionit te posaçem për reformën ne drejtësi dhe nuk ka marre pjese ne asnje mbledhje ku është diskutuar paketa prej 7 ligjesh. E ndërsa ekspertet demokrate do te fillojnë shqyrtimin e këtyre ligjeve, komisioni te premten mbyll diskutimin dhe miratimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *