E shtunë, 31 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha dhe mbështetësit e PD në QSUT, kanë patur djegie në sy dhe lëkurë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe rreth 50 mbështetës të kësaj force politike janë paraqitur në QSUT për ndihmë mjekësore.

 

Reklamë

Sikurse bëjnë me dije një pjesë e tyre kanë patur djegie në sy dhe skuqje lëkure ne pjesët e siperme te trupit.

 

Reklamë

Sikurse bëjnë me dije burime nga policia rezulton se këta shtetas kanë qenë pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne orën 19:00 te datës 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ne Tirane.

 

Pasi janë mjekuar te gjithë shtetasit janë larguar për ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me tepër shqetësime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.

 

Menjëherë sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorisë se Tiranes është ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikës, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura.

 

Ndërkohe po kryhen gjithë ekzaminimet e nevojshme për te përcaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë