E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Basha dhe Berisha nuk kanë asnjë parim, demokratët nuk fitojnë asgjë”

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

PD e opozitës është thellësisht e trazuar për shkak të përjashtimit të Sali Berishës nga radhët e grupit parlamentar.

 

Reklamë

Ish-kandidati për kreun e  Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, teksa komentonte në “Quo Vadis” luftën mes ish-kryeministrit Berisha dhe kreut aktual të PD-së, u shpreh se demokratët nuk fitojnë asgjë nga kjo përplasje.

 

“Çfarë po ndodh, vetëm demokratëve nuk po iu shërben. Është evidente që kemi një përplasje njerëzish që nuk kanë asnjë parim. Njëri do të sigurojë mbijetesën, tjetri karrierën. Demokratët nuk fitojnë asgjë. Për Bashën, doktori mbetet modeli politik. Ai po u thotë demokratëve: më detyruan. Ky është antiamerikani i parë. E kanë ditur kohë më para, dhe e kanë tërequr zvarrë për të gjetur një zgjedhje. Kur zgjidhja u gjet nga basha për të mbajtur karrigen e tij, berisha filloi luftën.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë