Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sulmet e grupi islamik ndaj Izraelit. Ai shkruan se mendimet dhe lutjet janë me familjarët e viktimave dhe popullin izraelit.

 

Kryedemokrati shton se vendi ynë qëndron pranë Izraelit në këtë moment të vështirë.

 

“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Izraelit dhe miqve tanë në këtë orë të vështirë për ta”, shkruan Basha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *