E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Burg politikanëve të korruptuar, paratë do iu kthehen qytetarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se PD ka një plan që do të nxjerrë vendin nga kriza politike.

 

Reklamë

Nga Rrogozhina ku zhvilloi një takim me mbështetës të PD, Basha nuk I kurseu akuzat në drejtim të kryeministrit Rama.

 

Reklamë

Sipas Bashës, të gjitha kontratat korruptive do të anulohen dhe të gjitha paratë do të kthehen në xhepin e qytetarëve. Ndërsa paralajmëroi burg për të gjithë politikanët e korruptuar.

 

“Hesapet e Edi Ramës dhe armiqve të popullit shqiptar, kriminelëve dhe oligarkëve i prishi opozita me djegien e mandateve dhe largimit nga Parlamentit. Oligarkët shushunja, këta armiq të interesit publik, banda e tyre që mban pushtetin e Edi Ramës, e di fare mirë se çfarë i pret. PD ka një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe ai fillon me marrjen e qindra milionë eurove nga taksat e shqiptarëve nga xhepat e oligarkëve, me anulimin e kontratave korruptive kthimin e këtyre parave tek populli shqiptar. Pasuritë e vëna mbi gjakun dhe djersën tuaj do të konfiskohen. Kontratat korruptive do të anulohen duke nisur me kontratat e Arben Ahmetajt që helmojnë fëmijët e shqiptarëve, duke filluar me koncesionet e rrugëve, miliona të shqiptarëve që përfundojnë në xhepat e 5 njerëzve. Beteja jonë është betejë për të varrosur një herë e mirë fenomenin e Edi Ramës, fenomenin e politikanit batakçinj, politikanit që futet në xhepat tuaj për të pasuruar një grup njerëzish. Kjo do të parandalojë që asnjë njeri, asnjë grup dhe asnjë forcë politike të marrë peng demokracinë në Shqipëri.”

 

Basha u ndal edhe tek modeli I ri I PD për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet sipas modelit britanik.

 

“Ndryshim sistemi do të thotë që deputetët e ardhshëm nuk do të caktohen më në mënyrë misterioze. Ata do ta kenë fatin të lidhur me ju. Ju do të jeni ata që do të përcaktoni me votë deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e ardhshëm nuk do të jenë njerëz, që do ta lidhin fatin e tyre me kryeministrin e ardhshëm”

Vazhdo të lexosh

Reklamë