Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Ura Vajgurore ku zhvilloi një takim me fermerët e kësaj zone nuk I kurseu akuzat në drejtim të qeverisë.

 

Ndërsa e cilësoi bujqësinë si dështimin më të madh të qeverisë, Basha tha se PD në momentin që do të vijë në qeveri do e ketë prioritet këtë sektor dhe se do të suvecionojë fermerët me skema të drejtpërdrejta.

 

“Dëmin më të madh ky kryeministër dhe kjo qeveri ia kanë bërë bujqësisë duke i braktisur në mënyrë ceremoniale financimet për këtë sektor. Bujqësia është në kolaps, fermerët janë në prag të falimentit. Prodhimet tona në vend që furnizojnë tregun me prodhime cilësore, të dalë nga toka jonë, ato kalben, sepse nuk arrijnë në treg dhe tek konsumatori. Edhe kur dalin në treg, ata nuk konkurrojnë  me ata të huaja. Rimëkëmbja e fshatit dhe bujqësisë është zemra e programit tonë. Subvencioni është në zemër të çdo politike që nxit zhvillimin rural në Evropë, Amerikë, Australi dhe në vendet më pak të zhvilluara në rajon. Për ne bujqësia është prioritet kombëtar. Mos të dorëzoheni, kanë qenë vite të vështira jo prej Zotit e moti, por prej qeverisë.  Një ditë më e mirë po vjen për ju dhe për familjet tuaja. Do kemi plan dhe masa konkrete që çdo kokërr djerse e fermerit shqiptar të mos përfundoj në kanal, por të kthehet në kreditim dhe punësim për fëmijët tuaj”

 

Basha u zotua para fermerëve se në ndyshim nga kryeministri Rama ai do të ulet e do t’i dëgjojë gjithmonë hallet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *