E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Brenda mandatit, paga minimale për mjekët 1200 euro

Lideri i opozitës ka bere një prej premtimeve me te bujshme për sektorin e shëndetësisë. Gjate një konference për problematiken e këtij sektori Basha ka lajmëruar se ditën qe PD do te vije ne pushtet do te rrisë ndjeshëm pagat e mjekeve dhe infermiereve

 

Lulzim Basha: “Dua të deklaroj sot nga kjo konferencë vendimin dhe synimin e Partisë Demokratike që brenda 4 vjeçarit të parë të qeverisjes tonë paga minimale për mjekët të arrijnë në 1200 euro në muaj dhe paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj.“

 

Reklamë

Kreu i PD ka denoncuar korrupsionin ne shëndetësi nëpërmjet koncesioneve, duke përsëritur premtimin se do ti anuloje ato, ditën qe shqiptaret do ti besojnë qeverisjen e vendit.

 

Te njëjtën strategji opozita do te ndjeke edhe ne sektorin e farmaceutikes, ku Basha ka premtuar lufte ndaj oligarkëve ne këtë sektor.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë