Subscribe

Një dite pas protestës brenda dhe jashtë sallës se parlamentit, kryetari i PD Lulzim Basha ka dale para medias per te sqaruar si do te vazhdoje aksioni i opozitës. Basha ka theksuar se ne parlament u konsumua nje puc kushtetues pasi emërimi i nje kryeprokurori pa veting me vetëm 69 vota është shkelje e ligjit themeltar te shtetit.

 

Me kete arsyetim Basha e ka përjashtuar mundësinë qe opozita te godasë ne Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Arta Markut.

 

Opozita deri tani ka vendosur zhvillimin e protestave ne janar, por nuk përjashton bojkotin e parlamentit deri tek djegia e mandateve.

 

Basha ka reaguar edhe ndaj qëndrimeve te ashpra te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

 

Nje dite me pare te gjitha partitë opozitare vendosen te zhvillojnë nje proteste kundër qeverise ne fillim te muajit janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *